Home Video Lajme
Qytetarët pa interes ndaj Covid-19, mjekët nga Tetova: Situata të merret më seriozisht (VIDEO)
Nga dita e premte e deri më sot, vetëm gjashtë qytetarë kanë vizituar punktet e hapura për Covid 19, nga Shtëpia e Shëndetit Publik në Komunën e Tetovës dhe komunat përreth.

Sipas të dhënave, tre qytetarë janë paraqitur në spitalin e Tetovës dhe tre qytetarë të tjerë në pikat në komunat rurale. Televizioni 21 ka vizituar pikat në Komunën e Zhelinës dhe në Komunën e Bogovinës, ku mjekët nga këto punkte apeluan që qytetarët ta marrin më seriozisht situatën me virusin CORONA dhe të respektojnë rekomandimet e autoriteteve.

“ Këtu ofrohen shërbimet për pacientët që kanë rënë në kontakt me pacientët nga zonat endemike ose me rekomandim nga mjekët amë”, theksoi mjeku Mustafa Tahiri.

“Popullata e merr si neglizhencë këtë punë, shumica rrinë jashtë në grupacione, nuk paraqiten dhe mendojnë se është një lojë apo nuk është diçka e vërtetë , dhe me anketimet që kam bërë vetë mendojnë se nuk është e vërtet dhe nuk paraqiten dhe më shumë e marrin si neglizhencë”, deklaroi mjeku Shaqir Zylbehari.
Shtabi i Krizave të Komunës së Tetovës u ka apeluar hoteleve që janë në këtë komunë që të bëjnë vende për izolim eventual. Ndryshe, në Komunën e Tetovës deri më tani në vetizolim janë 350 persona. Sipas të dhënave, aktualisht në komunën e Tetovës dhe komunat rurale nuk ka asnjë person të prekur nga Covid-19, apo të paktën ende nuk janë evidentuar.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
SKANDAL/ Ylli i Manchester City organizon orgji
Të arrestuar dhe qindra gjoba, çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në vend
Ylli i Kombëtares publikon sfidën e re, duket e pamundur (VIDEO)
Nuk duroi dot më, Ronaldos ia pret flokët Georgina (VIDEO)
Selena Gomez befason fansat, ranon publikisht nga cila sëmundje vuan (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media