Home Video Lajme
Ish-ministri italian nxjerr videon: Si po e prodhonin në laborator kinezët COVID-19 që në 2015 (VIDEO)
Ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka publikuar një video nga emision italian “Leonardo” në vitin 2015 ku thuhet se shkencëtarët kinezë po prodhonin në laboratorë një virus të rrezikshëm.

Në emër të Lega-s Salvini kërkon interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm

“E pabesueshme! Nga Tgr Leonardo (Rai Tre) i datës 16.11.2015 një reportazh për një supervirus pulmonar Coronavirus të krijuar nga kinezët me lakuriq nate dhe minj, jashtëzakonisht i rrezikshëm për njerëzit.

Nga Lega interpelancë urgjente me Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm”, shkruan Salvini.

Ndërkohë në emisionin e Rai Tre thuhet se një grup shkencëtarësh kinezë po punonin për krijimin e supervirusit nga transplantimi i një proteine nga lakuriqët e natës dhe virusit SARS të minjve, i njëjti si koronavirus. Sipas tyre kjo bëhej për efekte studimi./BW
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Kumanovë, qytetarët nuk respektojnë oraret (VIDEO)
SKANDAL/ Ylli i Manchester City organizon orgji
Të arrestuar dhe qindra gjoba, çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në vend
Ylli i Kombëtares publikon sfidën e re, duket e pamundur (VIDEO)
Nuk duroi dot më, Ronaldos ia pret flokët Georgina (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media