Home Video Lajme
Grushte dhe fyerje banale, motrat Karadashian lën nam para kamerave (VIDEO)
Me sa duket Taylor Sëift nuk është e vetmja që ka debate me Kim Kardashian.

Motra e yllit të reality shoë-t, Kourtney, është përballur fizikisht me 39-vjeçaren dhe e ka fyer atë gjatë një argumenti në Keeping Up With The Kardashians.

Historia e sherrit është e njohur tashmë, por së fundi është publikuar një video më e gjerë e asaj që na pret në episodin e radhës.

Në një trailer të ri për shoë-n, motrat shihen duke bërtitur me njëra-tjetrën, ndërsa debati degjeneron në fyerje për të pasmet e “shëndosha” të Kim.

Në klipin dramatik, Kourtney shfaqet duke nisur sherrin e para pasi gjuan me një shishe Kim-in. Më pas ajo ngrihet për ta shtyrë atë tutje, dhe këtu gjërat bëhen më tragjike.

Kim ngrihet dhe grushton të motrën duke i thënë “Mos eja më ashtu te unë”.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi të gjithë këtë zënkë, por Kourtney, 40 vjeç, duket se provokon Kim-in, duke i hedhur sipër shishen me ujë kokosi përpara se ta pyeste: “Nuk ke asgjë për të thënë?”

E pranishme është edhe Khloe e cila mundohet t’i ndalë motrat por më kot.

Imagjino se çfarë mund të bënin ato në karantinë!

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Kumanovë, qytetarët nuk respektojnë oraret (VIDEO)
SKANDAL/ Ylli i Manchester City organizon orgji
Të arrestuar dhe qindra gjoba, çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në vend
Ylli i Kombëtares publikon sfidën e re, duket e pamundur (VIDEO)
Nuk duroi dot më, Ronaldos ia pret flokët Georgina (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media