Home Video Lajme
Edhe në kohë pandemie kënga e re e Dua Lipës po bën namin (VIDEO)
Pak orë më parë, Dua Lipa publikoi këngën e radhës, “Break my heart”, pjesë e albumit të dytë i cili publikohet nesër, “Future Nostalgia”. Menjëherë pas publikimit, ndonëse në një situatë pandemie, njerëzit e patën të pamundur ta injoronin “Break my heart”, qoftë për ndjesinë që transmeton, videoklipin, kostumografinë ashtu edhe për tekstin.

"Unë duhet të kisha qëndruar në shtëpi," është një pjesë e tekstit, të cilin interneti e shndërroi menjëherë në “himn” për koronavirusin. Duhet thënë se “Future Nostalgia” ishte planifikuar për t’u publikuar në një tjetër datë, por Dua, ndryshe nga artistët e tjerë që vendosën t’i shtynin datat e publikimit, vendosi ta lançonte më parë.

Në një bisedë live në “Bright Minded” të Miley Cyrus në Instagram, Dua tha:

“Është e rrezikshme të publikosh një projekt muzikor tani, por mbase është muzika ajo që na nevojitet. Është mirë që njerëzit të kërcejnë dhe të argëtohen."

Ashtu si “Physical” e publikuar më parë, edhe “Break my heart” është një rikthim në vitet në vitet ’80 me shenja të dukshem të stilit retro.

“Ky është vibe i viteve ’80 që mezi po prisnim,” shkruan dikush në koment në YouTube. “Është kritikuar se s’di të kërcejë, ndërkohë po na jep një super këngë për të kërcyer. Ironike,” shton një tjetër. “Çfarë super albumi do të jetë ‘Future Nostalgia’,” shkruan një i tretë. “Do të isha suprizuar nëse Dua do të bënte një këngë të keqe,” “Videoklipi më i bukur që kam parë ndonjëherë,” “Ylli që po shpëton muzikën pop” etj., janë të tjera komente online.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
SKANDAL/ Ylli i Manchester City organizon orgji
Të arrestuar dhe qindra gjoba, çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në vend
Ylli i Kombëtares publikon sfidën e re, duket e pamundur (VIDEO)
Nuk duroi dot më, Ronaldos ia pret flokët Georgina (VIDEO)
Selena Gomez befason fansat, ranon publikisht nga cila sëmundje vuan (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media