Home Video Lajme
Thaçi: Së shpejti do nisë krijimi i qeverisë së re (VIDEO)
Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se pa humbur kohë do t’i ftojë për konsultime liderët e të gjitha partive politike për krijimin e qeverisë së re.
Sipas tij, në rolin e presidentit të vendit do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Pas rënies së qeverisë si president i vendit pa humbur kohë do të fillojë konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë të re të stabilitetit, unitetit dhe të gjithë përfshirjes. Në çdo hap timin, si presidenti vendit, do e respektoj në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, tha Thaçi për KP.

Këto komente ai i bëri pas viz itës që ka zhvilluar sot në Qendrën Mjekësore të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, ku u shoqërua edhe nga komandanti i Forcës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Mbrëmë me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Republikës së Kosovës rrëzoi qeverinë e udhëhequr nga kryeministrin tashmë në detyrë, Albin Kurti.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Erion Braçe e thotë hapur: FSHF, mëso nga FFK'ja në Kosovë (VIDEO)
Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Kumanovë, qytetarët nuk respektojnë oraret (VIDEO)
SKANDAL/ Ylli i Manchester City organizon orgji
Të arrestuar dhe qindra gjoba, çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në vend
Ylli i Kombëtares publikon sfidën e re, duket e pamundur (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media