Home Video Lajme
Rrëzohet avioni me 107 persona në bord (FOTO & VIDEO)
Një avion i Pakistanit është rrëzuar në qytetin Karachi nga fluturimi nga Lahore, thonë zyrtarët e aviacionit.

Sipas mediave të huaja, avioni ku ndodheshin 107 pasagjerë, po fluturonte nga Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah.

Fotografitë e shpërndara në mediet sociale tregojnë tymin nga vendi i përplasjes, e cila njëherit është zonë banimi.

Ndërkaq bëhet e ditur se shërbimet e urgjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

“Avioni u rrëzua në Karachi. Ne po mundohemi të konfirmojmë numrin e udhëtarëve, por fillimisht janë 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit”, ka thënë zëdhënësi i autoritetit të aviacionit në vend, Abdul Satta Khokhar
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Donald Trump i kërkon të buzëqeshë, Melania nuk do t’ia dijë (VIDEO)
E fashuar e çalë-çalë, zbulohet si u lëndua Monika Kryemadhi (VIDEO)
VV-ja kthehet në opozitë, nis përplasjet me LDK-në (VIDEO)
"Babi ndryshoi botën", vajza 6-vjeçare e George Floyd po përlot rrjetin (VIDEO)
Dy zonja të pensionuara jetojnë ëndrrat e tyre në këtë shtëpi komode në pyll (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media