Home Video Lajme
EMOCIONUESE/ Shënoi plot 221 gola, Bilbabo i jep lamtumirën Adurizit (VIDEO)
Artiz Aduriz, një ikonë e Bilbaos dhe futbollit spanjoll, ka njoftuar pensionimin nga futbolli.

Futbollisti legjendar 39 vjeçar, kishte dashur të përfundonte karrierë e tij pas derbit Bask kundër Real Sociedad në finalen e Kupës së Mbretit, por koronavirusi prishi të gjitha planet.

Sot, në San Mames, ai mbajti një konferencë lamtumire, ku njerëzit e Athleticos i bën korridorin e nderit për të nderuar karrierën e tij të madhe.

“Faleminderit nënë, grua, vajza, motra, gjyshe dhe e tërë familja. Ata kanë qenë gjithmonë me mua. Është e çuditshme për mua të flas në një San Mames kaq të zbrazët, me një heshtje të tillë. Unë nuk mund ta imagjinoja që karriera ime do të ishte kaq e mrekullueshme. Për mua, kjo është një ditë e lumtur, jo e trishtueshme”, ka deklaruar Aduriz.

Në karrierën e tij të pasur prej dy dekadëshe, Aduriz nuk luajti vetëm për klubin bask, por gjurmët më të mëdha i la aty.

Ai gjatë karrierës së ti veshi edhe fanellat e Valladollid, Mallorca dhe Valencias, ndërsa për Kombëtaren e Spanjës është paraqitur 13 herë. Gjatë karrierës ai ka shënuar plot 221 gola.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Njihuni me papagallin Dracula, specie në zhdukje me një pamje të veçantë (VIDEO)
Bayerni "shkërrmoq" Dusseldorfin, arratiset drejt titullit (VIDEO)
Aksion spektakolar, Lewandowski shënon golin e tretë (VIDEO)
Nuk ndalet Bayerni, dyfishon rezultatin (VIDEO)
Bayerni zhbllokon rezultatin ndaj Fortuna Dusseldorf (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media