Home Video Lajme
Ylli i ri Gjerman nuk di të ndalet, i siguron fitoren e rradhës Leverkusenit (VIDEO)
‘Aspirinat’ kanë fituar me rezultatin 1:3 në udhëtim kundër rivalit direkt për një vend në Ligën e Kampionëve, Borussia Monchengladbach.

Leverkusen kaluan të parët në epërsi, duke arritur të gjejnë golin pas vetëm 7 minutave, me anë të Kai Havertz.

Vendasit reaguan në pjesën e dytë, në minutën e 52’, kur lojtari më në formë i Gladbach, Marcus Thuram, realizoi për 1:1.

Havertz u shfaq edhe një herë në skenë për skuadrën e tij. Kësaj radhe ishte minuta e 58’ kur gjermani u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Goli i dytë i Havertz i dha edhe më shumë zemër ‘Aspirinave’. Ata gjetën golin edhe golin e tretë me anë të Sven Bender, në minutën e 81′, për rezultatin final 1:3.

Me këtë fitore, Leverkusen ngritët në pozitën e tretë në tabelë, duke tejkaluar M’Gladach.

‘Aspirinat’ numërojnë 53 pikë, një më shumë se kundërshtari që mposhtën sot. Me një fitore të mundshme, Leipzig tejkalon të dyja skuadrat, por Leverkusen përsëri mbetet në top katërshe, së paku për këtë ndeshje.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Njihuni me papagallin Dracula, specie në zhdukje me një pamje të veçantë (VIDEO)
Bayerni "shkërrmoq" Dusseldorfin, arratiset drejt titullit (VIDEO)
Aksion spektakolar, Lewandowski shënon golin e tretë (VIDEO)
Nuk ndalet Bayerni, dyfishon rezultatin (VIDEO)
Bayerni zhbllokon rezultatin ndaj Fortuna Dusseldorf (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media