Home Video Lajme
Dritë në fund të tunelit për Werderin e Rashicës, mposht minimalisht Freiburgun (VIDEO)
Skuadra e Milot Rashicës ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë në Bundesligë pas rifillimit të futbollit, duke mposhtur Freiburgun me rezultat minimal 0:1.

Përkundër fitores së Bremen, mund të thuhet se Miloti nuk pati një paraqitje aq të mirë, duke mos treguar shumë rrezik për kundërshtarët. Ai u zëvendësua në minutën e 81′.

Fati i këtij takimi u vendos në 20 minutat e para. Ishte Bittencourt ai që tundi rrjetën e Freiburg, për epërsinë e skuadrës së tij.

Werder arritën të ruanin këtë epërsi, duke bërë që në fund të dalin me tri pikë nga kjo ndeshje.

Werder kështu numëron 21 pikë, dhe vazhdon të jetë në pozitën e parafundit në tabelë, kurse Freiburg në pozitën e shtatë mbetet në kuotën e 37 pikëve.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Iker Casillas surprizon gazetarin shqiptar, i riposton në 'Instagram' videon e djalit (FOTO & VIDEO)
Rama e nis me lajme të mira që me mëngjes: Hapen aplikimet për financim në bujqësi! (VIDEO)
Pas 9 vitesh pauzë, NASA dhe kompania e Elon Musk gati të bëjnë histori (VIDEO)
Del video e re e deputetit të Kuvendit: Do tallni b**** me djersën time? (VIDEO)
Rama flet për parti të re në Shqipëri: Hera e fundit që flas (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media