Home Video Lajme
Bayerni "shkërrmoq" Dusseldorfin, arratiset drejt titullit (VIDEO)
Kampionët në fuqi dhe liderët e Bundesliga, Bayern Munich, kanë mposhtur Fortuna Dusseldorf me rezultatin 5:0.

Rezultati i këtij takimi u zhbllokua qysh pas 15 minutave, kur goditja e Benjamin Pavard u devijua nga Mathias Jorgensen, për të përfunduar në rrjetë.

Pavard doli në skenë përsëri në minutën e 29’, duke dyfishuar epërsinë e bavarezëve, për të vërtetuar se sot ishte në disponim të mirë për lojë.

Pas Pavard, koha ishte që Robert Lewandowski të merrte spektaklin në dorë. Polaku theu mallkimin e tij ndaj Dusseldorf, duke shënuar në minutën e 43’. Kurse, për 4:0 Lewa shënoi në minutën e 50’.

Rezultatin final e vendosi mbrojtësi i krahut të majtë, Alphonse Davies, duke shënuar dy minuta pas Lewandowskit.

Me këtë fitore, Bayern shkëputet në pozitën e parë, me 67 pikë, 10 më shumë sesa Dortmund.

Fortuna mbetet në pozitën e 16-të, me 27 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga Bundesliga.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Spektakël në San Paolo, Milani dhe Napoli ndajnë pikët (VIDEO)
Të rinjtë shqiptarë nuk duan t'ia dijnë për koronavirusin, kështu festuan nën praninë e Ledri Vulës (VIDEO)
Enea Mihaj bëhet hero, i shënon në fund Olympiakos dhe ngjit Paok në Champions (VIDEO)
Pamje të rralla, Covid-19 ndryshon festën e Formula Uno-s. Shikoni çfarë bën Roboti (VIDEO)
Brenda festës përrallore të ditëlindjes së Ajkës (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media