Home Video Lajme
3 ditë pa asnjë gjurmë, kjo është banesa në Fushë Krujë ku qëndroi 15-vjecarja (VIDEO)
Pas 3 ditësh, është gjetur në Fushë-Krujë, minorenia nga Vlora e cila dyshohet se shoqërohej me një djalë.

Videoja që po shikoni tregon banesën ku ka qëndruar për tre ditë me radhë E. M., e mitura nga Vlora, që sot u gjet në Fushë Krujë.

Pamjet e publikuara nga Report TV, tregojnë shtëpinë, ku sipas Miklovan Liços, babait të të miturës, vajza e tij është mbajtur me forcë.

Ai shprehet se nuk i njeh personat dhe nuk u di as qëllimet, por që vajzën ia kanë mbajtur në një banesë të braktisur kundrejt dëshirës së saj.

“Vajzën ma mbanin në një shtëpi të vjetër, të braktisur nuk e linin të dilte jashtë. Nuk e di kush janë personat apo qëllimet,”- rrëfen babai.

Mikovan Liço, tre ditë pas denoncimit, e riktheu të bijën në shtëpi, në Vlorë. Nga një telefonatë, ai u informua se E. ndodhej në Fushë Krujë, dhe erdhi ta merrte.

Më herët, Liço deklaroi për mediat se vajza e tij, për herë të fundit, para tre ditësh kur u largua nga shtëpia, kishte folur me një djalë me emrin Silvi.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Liverpool "merr hak" për Superkupën, të kuqtë mposhtin Arsenal (VIDEO)
Si u vra Azem Hajdari, fjalia e autorit: U takuam edhe një herë! (VIDEO)
Shënohen dy gola të shpejtë në supersfidën, Liverpool-Arsenal (VIDEO)
Luajti si të kishte firmosur për bardhezinjtë, gazetari shpërthen ndaj Dzekos: T’i hiqet rroga (VIDEO)
Coutinho dhuron "show", driblon në mënyrë spektakolare arbitrin (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media