Home Video Lajme
Super Haaland, Dortmundi "shtyp" Herthan e Berlinit (VIDEO)
Borussia Dortmund ka shënuar fitore të thellë në udhëtim të Hertha Berlin, duke fituar me rezultat 2 – 5.

Ylli i ndeshjes ishte Erling Haaland që realizoi plotë katër gola.

Vendasit kaluan në epërsi të parët në minutën e 33-të përmes Cunha, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Erling Haaland arriti ta përmbys këtë rezultat duke shënuar tri herë radhazi (47′, 49′, 62′).

Për golin e katër u përkujdes Guerreiro në minutën e 70-të, derisa vendasit realizuan përsëri përmes Cunhas (79′) që shënoi nga pika e bardhë.

Kurse, golin e fitores e shënoi prapë norvegjezi në minutën e 79-të duke kompletuar pokerin.

Me këtë fitore, Dortmund i afrohet kreut duke u renditur në pozitën e dytë me 18 pikë, një më pak se lideri Bayern, kurse Hertha qëndron në vendin e 13-të me vetëm shtatë pikë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Vrapon drejt portës së tij, ky markim i Xhakës ndaj Traore bëhet viral (VIDEO)
Tayna "tërbon" rrjetin me twerk: Mos më jepni pije (VIDEO)
Statistikat dhe historia mes legjendave: Messi ka kopjuar Maradonën me golat dhe shkathtësitë e tij (VIDEO)
Mbyllen dy ndeshjet e sotme të Superligës, Ballkani ruan kreun (VIDEO)
Rrëfehet arbitri i Argjentinë-Angli: Si e ndihmova Maradonën të shënojë "Golin e Shekullit" (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media