Home Video Lajme
Rrëfehet arbitri i Argjentinë-Angli: Si e ndihmova Maradonën të shënojë "Golin e Shekullit" (VIDEO)
Ish-arbitri i çerekfinales së Kupës së Botës 1986, Argjentinë-Angli, Ali Bin Naser, u shpreh krenar që i dha mundësinë ikonës së futbollit botëror, Maradona, të realizonte “Golin e Shekullit”, i cili konsiderohet si kryevepra më e madhe e të gjitha kohërave në futboll.

Për “BBC”-në, 76-vjeçari nga Tunizia tregoi se në momentin e aksionit kur futbollistët anglezë po i turreshin Maradonës për ta rrëzuar, ai lejoi lojën të vazhdonte.

Ish-kapiteni legjendar i Argjentinës dribloi 5 futbollistë duke shkundur rrjetën.


Ben Naser shtoi se nëse do të vërshëllente për ndërprerje të lojës, “Goli i Shekullit” nuk do të ekzistonte.

“Ai e mori topin nga mesfusha dhe po e ndiqja nga pranë. Kur gjykon një ndeshje ku është Maradona, nuk mund t’i heqësh sytë nga ai. Ata (futbollistët e Anglisë) u munduan në 3 raste ta rrëzonin Diegon në fushë, por dëshira e tij për fitore e shtynte përpara. Në çdo rast bërtisja: ‘Avantazh’.

Po e shikoja nga jashtë zonës së portierit dhe po mendoja se si ka mundësi ky futbollist dribloi 3 lojtarë dhe vrapoi për 50 metra. Mendova se lojtarët e Anglisë do ta rrëzonin. Isha gati të vërshëlleja në momentin kur do binte në fushë dhe do të akordoja penallti. Për çudinë time, ai dribloi dhe një mbrojtës bashkë me portierin dhe shënoi ‘Golin e Shekullit’.

Jam shumë krenar dhe i nderuar si gjyqtar që luajta peshë në një arritje kaq të madhe. Po të kisha vërshëllyer më parë në 3 raste, nuk do të kishim parë atë gjë madhështore. Kjo është arritja më e madhe e jetës sime, që lejova lojën”, u shpreh arbitri tunizian Bin Naser.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Arsenali vijon me rezultate pozitive (VIDEO)
Super Ibra, kuqezinjtë mbajnë kreun (VIDEO)
Aubameyang spektakolar, Arsenal zhbllokon shifrat (VIDEO)
Super Ibra, Milani dyfishon shifrat (VIDEO)
Vetëm 6 minuta lojë, zhbllokohet sfida Cagliari-Milan (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media