Home Video Lajme
Tund rrjetën dhe vulos rezultatin, Uzuni shënon golin e parë për 2021 (VIDEO)
Pushimet për Myrto Uzunin kanë mbaruar dhe futbollisti shqiptar ka nisur të ngrohë motorrët për pjesën e mbetur të sezonit.

Ferencavosh është grumbulluar në Marbella të Spanjës, ku po zhvillon seancën përgatitore përpara rifillimit të kampionatit.

Sot kampionët e Hungarisë kanë luajtur takimin e 3-të miqësor, të nga i cili kanë dalë me fitore, ashtu sikurse edhe në dy ndeshjet e para.


Në fushë kundër Algeciras, ekip që luan në Kategorinë e Tretë të Spanjësl, është aktivizuar edhe Myrto Uzuni që nga minuta e 61-të.

Sulmuesi beratas ka tundur rrjetën në minutën e dytë të shtesës, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit në 3-1.

25-vjeçari shënon kështu golin e parë për vitin 2021 dhe jep sinjale pozitive se në pjesën e mbetur të sezonit do të vijojë të mbetet protagonist në Hungari.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Arsenali vijon me rezultate pozitive (VIDEO)
Super Ibra, kuqezinjtë mbajnë kreun (VIDEO)
Aubameyang spektakolar, Arsenal zhbllokon shifrat (VIDEO)
Super Ibra, Milani dyfishon shifrat (VIDEO)
Vetëm 6 minuta lojë, zhbllokohet sfida Cagliari-Milan (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media