Home Video Lajme
Zhdepën në dru të riun mes lokalit, kapet një nga autorët (VIDEO)
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Fushë-Krujë, ku një i ri u godit me sende të forta. Mësohet se është arrestuar shtetasi Geart Bakalli, ndërsa është shpallur në kërkim Gazment Kusta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bënë shpalljen në kërkim të shtetasit Gazment Kusta, 34 vjeç, banues në Budull, Krujë, i dënuar më parë jashtë vendit, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".

Ky shtetas dyshohet se më datë 17.02.2021, ka hyrë me disa persona të tjera në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shtetasit Elvis Elezi 30, vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë.

Në vijim të hetimeve është bërë ndalimi i shtetasit Geart Bakalli, 31 vjeç, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip "Audi", të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Albin Kurti "tallet" keq me LDK (VIDEO)
U shanë e u kërcënuan, Tea "pajtohet" me Olsën dhe mund t'a shohim sërish në Për'puthen
Barça mes dramës përmbys Sevillën dhe kalon në finale të Kupës së Mbretit (VIDEO)
E pabesueshme, Barcelona përmbys Sevillan dhe shkon drejt finales (VIDEO)
Pique bën heroin, Barcelona-Sevilla shkon në shtesë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media