Home Video Lajme
Shpërndanin "mall" nëpër Tiranë, arrestohen tre të rinjtë (VIDEO)
Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet duke arrestuar tre persona.

E. R., 25 vjeç u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 automjet, një aparat celular, një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe 200 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

S. K., 34 vjeç dhe O. K., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me drejtues shtetasin S. K. dhe pasagjer shtetasin O. K., u gjetën sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
103 vjeçarja në Shkodër merr vaksinën anti-Covid: E bëra se më dhembin këmbët (VIDEO)
Nuk ndalet as në ditët e fundit të shtatzënisë, Afërdita Dreshaj habit me aktivitetin (VIDEO)
1 vit nga tubimi, Meta: Pranvera kuq e zi po vjen (VIDEO)
Videoklipi zyrtar i këngës së Anxhelës për Eurovision, si e priti publiku (VIDEO)
Dy muaj para zgjedhjeve, Rama kujtohet të ''vërë dorë'' te materniteti Mbretëresha Geraldinë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media