Home Video Lajme
Kaq qytetarë u ndëshkuan sot për shkeljen e masave anti-Covid (VIDEO)
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 829 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 155 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 12 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Albin Kurti "tallet" keq me LDK (VIDEO)
U shanë e u kërcënuan, Tea "pajtohet" me Olsën dhe mund t'a shohim sërish në Për'puthen
Barça mes dramës përmbys Sevillën dhe kalon në finale të Kupës së Mbretit (VIDEO)
E pabesueshme, Barcelona përmbys Sevillan dhe shkon drejt finales (VIDEO)
Pique bën heroin, Barcelona-Sevilla shkon në shtesë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media