Home Video Lajme
Nëse bashkohen shqiptarët marrin më shumë komuna! Besa e BDI të gatshme për të bashkëpunuar (VIDEO)
Lëvizja Besa po përgatitet që e vetme të dalë në zgjedhjet lokale, por dyert e bashkëpunimit me partitë shqiptare janë të hapura, sidomos për ato komuna që mund të drejtohen nga shqiptarët nëse partitë bashkohen, thotë kreu i Besës Bilall Kasami.

“Kemi komuna, siç është komuna e Bërvenicës, siç është Komuna e Butelit, Komuna e Çashkës, ku shqiptarët, në Komunën e Bërvenicës, do të mund ta ruajnë, apo edhe Komuna e Kërçovës, ku ne si Lëvizje Besa jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë me të gjitha partitë politike shqiptare që mos të vijë në pikëpyetje a do të udhëhiqet nga një shqiptar apo do të shohim mundësinë që për herë të parë një komunë të mund të udhëhiqet nga shqiptarë, është rasti i Komunës së Çashkës apo i Komunës së Butelit”, tha Bilall Kasami – Kryetar i Lëvizjes Besa.

Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se janë të gatshëm për bashkëpunime të këtilla për unifikim të faktorit politik shqiptar.

“Për t’i faktorizuar shqiptarët dhe për ta bërë votën e tyre më të rëndësishme. Edhe në të kaluarën ka pasur bashkëpunime të këtilla, me listë të përbashkët të këshilltarëve në Manastir, Prespë, Gazi Babë dhe kjo edhe një herë për të satën herë më radhë konfirmon politikat dhe vizionin e drejtë të kryetarit Ali Ahmeti për të bashkëpunuar shqiptarët dhe për të mos u përçarë në më tepër parti politike”, deklaroi Arbër Ademi nga BDI.

Skender Rexhepi nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, thotë se janë të hapur për bashkëpunime me partitë shqiptare për zgjedhjet lokale, por nuk iu ka mbetur opsion, sepse të gjithë janë në pushtet.

“Pasi që është BDI-ja në pozitë, edhe ata tjerët janë në pozitë, na mbetet që ne si koalicion Aleanca dhe Alternativa vetvetiu ta bëjmë betejën në zgjedhjet lokale dhe komunat shqiptare do t’i fitojmë, padyshim vetvetiu, nuk kemi nevojë për subjekte satelite të cilët idealin e tyre e shkrijnë në subjekte të tjera politike”, potencoi Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 3 tetor të këtij viti. Aktualisht LSDM drejton 56 komuna, BDI 10, VMRO-DPMNE 5, Aleanca për Shqiptarët 3, BESA, PDSH-ja dhe PDT-ja nga një komunë, ndërsa tre komuna drejtohen nga kandidatë të propozuar prej grupeve të votuesve.
Dërgoja mikut në:
GOLI
e Martë 23 Shkurt 2021, Ora 21:15
PDSH SI E VETME PARTI SHQIPETARE E KOTECIT U QENDRONTE SI THERË NE SY DHE I
A ARITEN QELLIMIT PER TA ZHDUKUR....E TANI EDHE ALEANCA SI E VETME PARTI SHQIPETARE I SHQETESON.......E ORE,Ç'NA I GJETI I SHQIPETARET E KOTECIT NGA UDB-ja......
GOLI
e Martë 23 Shkurt 2021, Ora 21:15
PDSH SI E VETME PARTI SHQIPETARE E KOTECIT U QENDRONTE SI THERË NE SY DHE I
A ARITEN QELLIMIT PER TA ZHDUKUR....E TANI EDHE ALEANCA SI E VETME PARTI SHQIPETARE I SHQETESON.......E ORE,Ç'NA I GJETI I SHQIPETARET E KOTECIT NGA UDB-ja......
Shkruani komentin tuaj!
 
Albin Kurti "tallet" keq me LDK (VIDEO)
U shanë e u kërcënuan, Tea "pajtohet" me Olsën dhe mund t'a shohim sërish në Për'puthen
Barça mes dramës përmbys Sevillën dhe kalon në finale të Kupës së Mbretit (VIDEO)
E pabesueshme, Barcelona përmbys Sevillan dhe shkon drejt finales (VIDEO)
Pique bën heroin, Barcelona-Sevilla shkon në shtesë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media