Home ShowBiz
Historia e dhimbshme e familjes bën që Bert Dumani të shpërthejë në lot (FOTO LAJM)
Drejtori i programcionit në Tv Klan, Albert Dumani, ishte i ftuar dje tek studjoja ''Rudina'', ku ndryshe nga daljet e tjera foli edhe për familjen e tij.

Pasi rrëfeu historinë e dhimbëshmë të prindërve të tij ai shpërtheu në lot.

Ndoshta shumë nga ne nuk e kanë ditur por Berti është një ndër të rinjtë që ka pasur mjaft disfata në jetën e tij.

“Fëmijëria ime ka qenë e bukur, por kam vuajtur pas ikjes së babait. Në fakt mami im nuk u martua kurrë me babin, sepse mami ishte katolike dhe babai mysliman. Kur unë isha 5 vjeç babai im humbi jetën, mami im ishte 25 vjeç në atë kohë.

Babai im e rrëmbeu dhe të dy kanë shkuar në Dibër, mamaja ime është shkodrane. Dhe një peng që kam është që s’kam parë një foto të saj nuse. Deri kur isha 9 muaj apo 1 vjeç familja e mamasë nuk flisnin sepse ai e kishte marrë me rrëmbim.

Ishte ardhja ime në jetë që u ribashkuan dy familjet. Fatkeqësia ndodhi që babi u sëmur dhe kur unë isha i vogël kemi qëndruar këtu në spital rreth 6 muaj dhe unë mbaj mend që flija anash tij me mamin.

Ai vuante, i thonin se i dhëmb stomaku, por në fakt kishte kancer në pankreas. Pas ikjes së babait kemi vuajtur pak në Peshkopi sepse nëna ime ishte një grua 25 vjeç dhe gjyshi i thoshte që t’ia linte atij djalin (që isha unë) dhe të vazhdonte jetën, por ajo nuk më la kurrë, nuk u martua më kurrë, ndejti me mua dhe ne kaluam mirë pastaj.

Ajo u bë edhe nënë edhe babë për mua. Ajo është heroina ime. Unë e kam të vështirë të gjej një gocë që ta çoj në shtëpi, sepse ne jemi vetëm dy. Unë dua që ajo të mos qajë më kurrë. Ajo ka vuajtur dhe ka mbajtur zi rreth 10 vite.

Tashmë ne jemi mirë edhe ekonomikisht. Një person i tretë që të vijë në shtëpi duhet të gjej telat e të dyve. Ajo ka qenë shumë e fortë”, tha Dumani.

Ndërkohë Luçe përmes një videomesazhi i tregoi të birit se sa krenare është për të ndërkohë që nuk nguroi t’i kërkojë publikisht që ai të gjej një vajzë dhe të krijojë familje.

Në videomesazh nëna e tij po ashtu zbulon se Dumani ka bërë një aksident të rënë dhe sipas saj kjo është jetë e dytë për të.
“Unë po të ndjek si gjithmonë kur ti del te “Rudina”. Sot kam qejf të më dëgjosh edhe ti mua.

Jam shumë e lumtur dhe shumë krenare për ty që Zoti të fali dhe ma bëri një dhuratë të bukur.

Ja dëshiroj çdo nëne një djalë si ti, me suksese dhe arritje. Ti kalove edhe një fatkeqsi tjetër dhe Zoti të fali një jetë të dytë. Ti je bërë një djalë i mirë dhe lutjet e mia Zoti i ka pranuar.

Dua të të them Berti që t’më japësh fjalën aty ku je që ti të gjesh një vajzë të mirë dhe të krijosh familje dhe unë këtë dua, pastaj le të vdes. Ndryshe nuk guxoj të vdes, nuk të le dot vetëm”, tha zonja Luçe, e ëma e Dumanit. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Lajm i mirë për djemtë, princesha norvergjeze kërkon të dashur
Mariza Ikonomi tregon për këngën Piano e Vjetër: Në atë kohë isha e lidhur
Doktori i “Portokallisë” rrëfen simpatinë për Berishën
Tetë qarjet më të famshme në publik (FOTO LAJM)
Aktori u dhuron miqve të tij nga një milion dollarë, por të gjithë i vihen kundër (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media