Home ShowBiz
Këngëtarja shqiptare flet për të dashurin: E ka fajin Artiola Toska
Marsela Çibukaj padyshim është një ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare. Ajo ka spikatur gjithmonë për zërin e saj dhe ka qenë gjithmonë e kujdesshme për jetën e saj private ku nuk preferuar të ekspozohet nëpërmjet rrjeteve sociale apo intervistave në mediat rozë.

Por ishte një foto e postuar në Instagramin e saj gjatë muajve të verës me mbishkrimin “Dashuri, le të shpërthejnë portalet” , lajmi që u bë mori dhenë.

E ftuar në ‘’Pop Culture’’ ditën e sotme ajo tha se ai ishte një djalë italian, mik i saji duke mos preferuar të jepte shpjegime të mëtejshme.

Por ndërsa Kelvi ndërhyn duke i kujtuar se të gjithë po thonë që ai është i dashuri i saj, Marsela, pa i kursyer as këtë herë batutat, ia kthen: “Ashtu po thuhet? Epo fajin e ka Artjola Toska që pas asaj fotoje tha “të trashëgoheni” – dhe me të qeshur vazhdon: “Pas Artjolës filluan me radhë edhe Eranda, edhe të tjerat. Të gjithë janë shumë të kënaqur që po martohem.”

“Kur të vijë momenti, do t’ju sjell llokumet”, – vijon të bëjë humor më tej këngëtarja, madje paska menduar edhe për dasmën: “Dasmën e kemi lënë për 2018-ën.”
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ti je këngëtare playback-u! Plas sherri në studio (VIDEO)
Befason Georgina, do ta "çmend" edhe Ronaldon me këtë veprim (FOTO LAJM)
Kur Xhensila ishte shtatzënë, nuhati se në një makinë kishte hashash
Rastësia që vuri në siklet Princeshën, ishi i Harryt shfaqet njësoj me Meghan
slovakia
Tifozja e Inter që po lë në hije Wanda Narën, do të jetë prezente në "San Siro" (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media