Home ShowBiz
Mamaja e Armina Mevlanit zbulon suprizën e papritur (FOTO LAJM)
Ka qenë pikërisht mamaja e Armina Mevlanit, Mimoza Mevlani ajo që ka zbuluar këtë herë surprizën e radhës.

Ajo ka suprizuar në emisionin Rudina, aktoren e njohur Rajmonda Bulku me një videomesazh ku u shpreh për miqësinë e tyre të hershme dhe ndërkohë që shtoi se shpeshherë ata e quajnë njëra-tjetrën motër.

“Unë përgjithësisht jam tip i qetë dhe jokonfliktuale dhe kam mjaft miq. Mimoza Mevlani për mua nuk është mikeshë, është më shumë se sa mikeshë”, tha Bulku.

Ndërkohë Mevlani uroi aktoren për premierën në teatër duke e quajtur mikeshë që nuk do donte ta ndante me dikë tjetër.

“Monda të përshëndes, jam tek vendi ku ne ndajmë kafet e mëngjesit, bisedat tona. Tek ty kam gjetur jo vetëm njeriun e dashur por edhe një mikeshë që nuk do ta ndaja me dikë tjetër. Unë gjej momentin për të të uruar suksesin e radhës në teatër”, tha Mevlani.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Gëzim në familjen e Beckham, kjo është arsyeja (FOTO LAJM)
Eminem i këndon vajzës në albumin e ri
Lë pas Monika Belucin, kjo është femra më e bukur në planet
Nis udhëtimi i Selena Gomez dhe Justin Bieber
Roberti me dedikim të veçantë për Norën dhe vajzën Renee (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media