Home ShowBiz
Misset ndër vite, çfarë bëhet sot me femrat më të bukura të Shqipërisë? (FOTO LAJM)
Valbona Selimllari
Ndoshta një nga konkurset e vetme serioze në vendin tonë përsa i përket bukurisë, "Miss Albania" ka nxjerrë ndër vite fytyrat më të bukura të Shqipërisë së vogël.

Misset shqiptare sot dominojnë në ekran dhe shumica prej tyre që nga dita e kurorëzimit janë bërë një libër i hapur për fansat që infromohen për jetën e tyre private dhe profesionale.

Kështu Albeu.com ju sjell disa nga ish-misset shqiptare dhe se cafrë bëhet krysisht me to.

Valbona Selimllari
Valbona Selimllari mbetet ikona e bukurisë shqiptare, idhulli i shumë vajzave dhe sfiduesja me plot gojën e 20-vjeçareve. E zgjedhur në fund të vitit 1991 si vajza më e bukur e Shqipërisë, sot Valbona është bërë pjesë e ekranit të Tv Klan.

Hygerta Sako

Hygerta Sako vijoi rrugëtimin e “miss”-eve në vitin 1995. Ajo do të mbahet mend për shpërthimin emocional më origjinal që përjetoi kur u shpall ‘miss’. Prej disa vitesh ajo është stacionuar në “TVSH”, ku ka prezantuar emisionin e mëngjesit, më pas “Drejtpërdrejt” dhe disa spektakle shumë të rëndësishme në këtë televizion. Aktualisht drejton rubrikën sportive. Hygerta është nënë e një vajze.

Anjeza Maja
Anjeza Maja, “Miss Albania 2002” u dërgua si përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss Europa” dhe “Miss World”, duke u konsideruar mes përfaqësueseve të 120 shteteve si bukuria aziatike në Mesdhe. Më vonë u angazhua si folëse lajmesh në TVSH dhe së fundmi drejton programin “Në shtëpinë tonë” në “Top Channel”.

Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj, “Miss Albania 2004”. “Miss Kosova 2003”, Agnesa, vajza me bukuri tipike mesdhetare, një vit më vonë rrëmbeu çmimin e më të bukurës në trojet shqiptare.Agnesa ruan ende linjat perfekte të një vajze mjaft tërheqëse. Prej disa vitesh ajo ka dyqanin e saj të veshjeve, “Agnesa Vuthaj Fashion”, në Prishtinë, dhe është shumë aktive në shoëbiz. Së fundmi ka krijuar edhe një linjë të sajën për këpucë e çanta.

Suada Sherifi

Suada Sherifi, “Miss Albania 2005”. Ish-basketbollistja e skuadrës së Tiranës, vajza shtatlartë vlonjate me zërin e ëmbël, e vijoi karrierën e saj me reklama e dalje televizive mjaft të shpeshta. Ka sfiluar thuajse çdo vit në pasarelën e “Geraldina Sposa”. Suada Sherifi mbetet ende, një nga “miss”-et më të bukura shqiptare që i kanë rezistuar kohës.

Egla Harxhi

Egla Harxhi, “Miss Albania 2007”, pas kurorëzimit, vijoi studimet në degën e arkitekturës. U tërhoq përfundimisht nga bota e medias; aktualisht punon si arkitekte dhe është bëri bujë për lidhjen treshe.

Armina Mevlani

Armina Mevlani, “Miss Albania 2009”, përfaqësuese e Shqipërisë në “Miss World”, ku ka fituar çmimin për fustanin më të bukur në të gjithë botën. Për momentin ajo rezulton personazhi më i komentuar i mediave rozë.

Floriana Garo

Floriana Garo, “Miss Albania 2012”. Përfaqësuese e Shqipërisë në “Miss World 2012” në Kinë. Floriana ka jetuar për 8 vite në SHBA dhe pas kthimit në Shqipëri, do t’i futej botës së televizionit, fillimisht si imazhi i motit në televizionin “ABC”. Prej tri sezonesh ishte autore dhe drejtuese në emisionin kulturor ‘Jo vetëm modë në “Tv Klan”. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Oriola Marashi provokon nga shtrati (FOTO LAJM)
Kejvina Kthella pozon e zhveshur, fansat e ngatërrojnë me Khloe Kardashian
Beyonce gati të bëhet nënë sërish
''E di që po mendon për mua'', Beatriks Ramosaj shfaqet provokuese nga shtrati (FOTO LAJM)
Adelina Ismaili publikon këtë foto me “look-un” e ri, Luana Vjollca ka diçka për t’i thënë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media