Home ShowBiz
Arditit i del situata nga kontrolli, Blerina i nxjerr në shesh të vërtetën
Blerina Bombaj është padyshim dietologia më e njohur shqiptare, dhe që gjithmonë vë theksin në ushqimet bio duke u kujdesur kryesisht për dietat ushqimore të VIP-ave.

E ftuar në RTSH në një bisedë me gazetarin Eraldo Rexho, Bombaj ka rrëfyer disa sekrete të punës së saj.

“Ka nga ata që janë shumë tekanjozë, kërkojnë t’i kenë dietat sipas shijeve të tyre. Mirëpo kur shkon tek dietologu nuk mund të hash ato që do ti, por ato që duhen”, ka thënë Bombaj.

E pyetur nga Rexho se cili prej VIP-ave ka humbur më shumë kilogramë, Bombaj tha se për çështje etike nuk mund të thotë emra.

“Për arsye privatësie s’mund të them emra, por mund të përmend Arditin. Sot isha me të dhe më tha që nga festat ka shtuar 4 kilogramë”, tregoi duke qeshur Bombaj e cila me rubrikën e saj “Ne jemi çfarë hamë”, është pjesë e pandarë e “Të Dielës Shqiptare." /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Bora Zemani 10 vjet më parë duket kaq njësoj saqë askush nuk e beson dot
Më të bukurat e Shqipërisë, çfarë jete bëjnë sot misset tona? (FOTO LAJM)
Vajzat e Sinisa Mihajlovic i venë flakën Instagramit (FOTO LAJM)
Si dukej Alba 10 vjet më parë kur nuk ishte fare e famshme
“Elektrizoi publikun”, mediat britanike ngrenë në piedestal Ermonela Jahon

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media