Home ShowBiz
Thellohet lufta mes Getinjo-Mozzik dhe On Records: Nga gur ju kthyem në diamant
Menaxheri i On Records, Met Elshani, iu kundërpërgjigj deklaratës së vëllezërve Getinjo-Mozzik me deklaratën e vetë Mozzik-ut ca kohë më parë, ku thoshte se ata e kishin kthyer nga një “gur me llaç” në një “diamant”.

Gjatë një interviste për emisionin “Katror”, prezantuesja e pyeste Mozzik-un sa e rëndësishme ka qenë kompania që e menaxhonte, “On Records”, për suksesin e tij. Mozzik përgjigjej:

“Shumë më kanë ndihmuar [...] më kanë marrë nga rruga dhe më kanë vendosur në një vend më të lartë [...]

Kam qenë një gur i zhytur në llaç, prej tyre u bëra diamant.”

Met Elshani, që ka thënë se i ka paditur dy reperët, nuk e lë pa koment këtë video të publikuar në profilin e tij në Instagram:

“Nuk kam nevojë t’i arsyetohem askujt, thjesht dua ta dinë realitetin të gjithë se diamantet i krijojmë ne...”

Dhe më pas, thumbon rëndë vëllezërit duke lënë të kuptohet se u mungon talenti:

“Nëse talentin e ke llaç, ne ta bëjmë diamant.”

Dje, Mozzik dhe Getinjo deklaruan në Instagram se janë larguar nga kompania që i menaxhonte, “On Records”. Kësaj deklarate, Met Elshani iu përgjigj në media duke thënë se do t’i padisë për shkak se e kanë thyer kontratën përpara kohe.

Vëllezërit iu kundërpërgjigjën atij përmes një deklarate ku i thonin se suksesin e kanë merituar, ndërsa kompania vetëm sa ka bërë punën e vet për menaxhimin e tyre.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Oriola Marashi provokon nga shtrati (FOTO LAJM)
Kejvina Kthella pozon e zhveshur, fansat e ngatërrojnë me Khloe Kardashian
Beyonce gati të bëhet nënë sërish
''E di që po mendon për mua'', Beatriks Ramosaj shfaqet provokuese nga shtrati (FOTO LAJM)
Adelina Ismaili publikon këtë foto me “look-un” e ri, Luana Vjollca ka diçka për t’i thënë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media