Home ShowBiz
Cardi B arrin suksesin e Beyonce
iti i kaluar ishte një sukses i vërtetë për reperen e re në industrinë e muzikës, Cardi B.

Pak ditë më parë ajo ka dhënë një intervistë për “Billboard” ku ka treguar se hiti i saj i padiskutueshëm “Bodak Yellow” u rendit në vend të parë duke lënë pas këngën e Taylor Swift “Look What You Made Me Do” i cili bëri shumë zhurmë.

Tashmë ajo po shijon arritjen e radhës pasi në klasifikimin e “Billboard Hot 100” shënon 4 këngë duke kapur kështu suksesin e Beyonce. “Bodak Yellow” mban vendin e 10-të, bashkëpunimi me G-Eazy, “No Limit” është në vend të 5-të, “Motorsport” një tjetër bashkëpunim i suksesshëm në vendin e 8-të dhe më e fundit me 21 Savage, “Bartier Cardi” në vendin e 19-të.

Të pasurit 4 këngë në këtë klasifikimin është sigurisht një privilegj i madh të cilin e ka pasur Beyonce rreth dy vite më parë me disa nga hitet e albumit vizual “Lemonade”. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Nga Belgjika në Francë, vajzën e Majlinda Bregut e ngacmojnë në mes të rrugës
Darkë me Zamir Manen dhe Nazif Destanin, Ermali sfidon publikisht Noizyn (FOTO LAJM)
Pushimet luksoze të Seldit dhe Mimozës, arratisen në Punta Cana (FOTO LAJM)
Dedikime dashurie pafund, por Greta nuk tregon asnjë emër
Pas Tinka Kurtit, një tjetër aktor shqiptar shtrohet në spital

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media