Home ShowBiz
Pas videos provokuese në Instagram, Klaudia Pepa merr një vendim
Pas ndarjes me Albi Nakon dhe video mesazhin e saj, që e quante ish- bashkëshortin “vëlla i madh”, Klaudia Pepa u shndërrua në një nga personazhet publike më të kritikuara.

Talenti i saj i jashtëzakonshëm, i vlerësuar nga të gjithë pa përjashtim, u zhduk si me magji pas asaj videoje dhe në çdo postim që ajo bënte në rrjetet sociale, do të vërshonin komente pafund me ofendime shumë të rënda.

Klaudia zgjodhi që të mos reagojë, të mos iu kundërpërgjigjet me të njëjtën formë, por la punën e saj të flasë. Megjithatë, duhet thënë që postimet me nota provokuese, janë shtuar së fundmi nga Klaudia. Vetëm pak orë më parë, ajo publikoi një video teksa shfqet duke kërcyer, e veshur me të brendshme.

Përpos aftësisë së saj të përkryer në kërcim, Klaudia është shfaqur edhe shumë “hot”.
Mesa duket, e ka pritur që edhe në këtë video do të marrë komente ofenduese, për këtë arsye ka marrë një vendim: të mos lejojë askënd që të komentojë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Nga Belgjika në Francë, vajzën e Majlinda Bregut e ngacmojnë në mes të rrugës
Darkë me Zamir Manen dhe Nazif Destanin, Ermali sfidon publikisht Noizyn (FOTO LAJM)
Pushimet luksoze të Seldit dhe Mimozës, arratisen në Punta Cana (FOTO LAJM)
Dedikime dashurie pafund, por Greta nuk tregon asnjë emër
Pas Tinka Kurtit, një tjetër aktor shqiptar shtrohet në spital

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media