Home ShowBiz
Stresi i kthen respektin Getit dhe Marinës, i vetmi çift që do ftojë në dasmë
Në atë u duk e papritur por Stresi ishte i ftuar në dasmën e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, diçka që ai e kupton si shenjë respekti.

Ndaj, ata do të jenë të vetmit të ftuar në dasmën e tij në Santorini.

Reperi është në një lidhje serioze dashurie me Kejsin, vajzën që shpejt, do të bëhet bashkëshortja e tij.

Këtë e deklaroi vetë Stresi në një intervistë për “Panoramën”, ku ndër të tjera zbuloi se po mendojnë që martesën ta bëjnë në Santorini, sepse Kejsit i pëlqen shumë si vend.

I pyetur nëse do të ftojë kolegë të tijët në muzikë, Stresi e ktheu se të vetmit që e meritojnë të jenë në ceremoninë e martesës janë Getoar Selimi dhe Marina Vjollca.

“Të vetmit që do të marrin ftesë nga unë për dasmën time do të jenë çifti Getoar Selimi- Marina Vjollca.

Kam rezervuar që tani ftesë për ta, pasi unë isha i vetmi reper nga Shqipëria në dasmën e tyre, ku më kishin nderuar me tavolinën më të mirë, pranë tyre. Kështu që vetëm ata e meritojnë respektin tim.” /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Sara Hoxha tregon dhimbjen: Fëmijën e parë e humba
Bukuroshja shqiptare që po çmend Amerikën (FOTO LAJM)
Demi Rose tregon sekretin për të pasmet që tronditën rrjetin
U vesh si murgeshë, fansat i sulen ashpër moderatores shqiptare
Sot është një bishë, si dukej Bora kur ishte velinë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media