Home ShowBiz
Rugani stërvitet në mënyrë perfekte me të dashurën e tij (FOTO LAJM)
Daniele Rugani ka përfituar shumë nga pushimi 1-javor i Serisë A, për t’u relaksuar në plazh me të fejuarën e tij, Michela Persico.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares italiane dhe i Juventusit është shfaqur mjaft i lumtur në këto pushime dimërore dhe madje ka postuar shpesh foto duke mbajtur mbi krahë, Michelën, gjest që me nota humori është përshkruar si tentativë për të mbajtur formën sportive.

Rugani dhe Michelajanë në lidhje prej thuajse një viti, ndërsa të dy shprehen mjaft të lumtur në krah të njëri-tjetrit dhe kalojnë shumë kohë sëbashkë.

Bukurshja italiane është një vajzë 25-vjeçare nga Bergamo, që fillimet e veta i ka pasur në fushën e modës, por që aktualisht punon si gazetare sportive në Sportmediaset.

Ajo u bë e famshme me pjesëmarrjen si opinioniste sportive në emisionin ‘Queli che il Calcio’, në Rai 2. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Orinda Huta thyen "rregullat", shfaqet me rroba banje
Make-up-i që mund dhimbjen, transformime që të lënë pa fjalë (FOTO LAJM)
Një shqiponjë në mes të Rusisë, Era Istrefi bën edhe njëherë krenarë shqiptarët
Forcë shqipesh, Dua Lipa komenton performancën e Era Istrefit në Botëror
Kejvinën e quajnë katunare, ajo i kthehet e nevrikosur

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media