Home ShowBiz
Ardit Çuni dhe Eranda Libohova konfirmojnë bashkëpunimin
Kishte ardhur koha që të kishim një tjetër projekt nga dy artistët e famshëm Ardit Çuni dhe Eranda Libohova e ku ka më mirë se një bashkëpunim midis tyre?!

Dy këngëtarët kanë konfirmuar nëpërmjet rrjetit social ‘Instagram’ se janë në përfundim të bashkëpunimit të tyre që pritet të dalë në fund të janarit. Projekti më i fundit i Arditit është “Je Mama” i lançuar rreth 6 muaj më parë ndërsa për Erandën është “Tkam Tregu” i publikuar para 5 muajsh.

Tashmë, dy artistët shumë të dashur për publikun shqiptar janë bashkuar për një prurje të re. I kontaktuar nga Top Albania Radio, Arditi ka ndarë me ne disa detaje të tjera rreth këtij projekti. Ai ka theksuar se kjo prurje është e tija dhe ka ftuar Erandën në një bashkëpunim sepse donte të vinte ndryshe, me një tjetër stil muzikor.

Sa i përket këngës, ajo është punuar nga Marsel Gunga ndërsa teksti është nga 2Step. Ky projekt i cili do të mirëpresë Shën Valentitin do të shoqërohet edhe një klip të punuar nga ‘'Sebastian Production'’. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Orinda Huta thyen "rregullat", shfaqet me rroba banje
Make-up-i që mund dhimbjen, transformime që të lënë pa fjalë (FOTO LAJM)
Një shqiponjë në mes të Rusisë, Era Istrefi bën edhe njëherë krenarë shqiptarët
Forcë shqipesh, Dua Lipa komenton performancën e Era Istrefit në Botëror
Kejvinën e quajnë katunare, ajo i kthehet e nevrikosur

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media