Home ShowBiz
Ed Sheeran akuzohet sërisht për plagjiaturë
Ed Sheeran u akuzua për plagjiaturë për “The rest of our life”, e shkruar në tetor për këngëtarët kauntri Tim McGraw e Faith Hill.

Denoncimi në një gjykatë në New York, duke kërkuar 5 milionë dollarë dëmshpërblim, u bë nga Sean Carey e Beau Golden, të cilët pretendojnë se kënga e artistit britanik është kopje e “When I found you”, që dy autorët australianë kanë shkruar në vitin 2014, e kënduar nga Jasmine Rae.

Në denoncim shkruhet: “Kopjimi është në shumë pika, fjalë për fjalë, notë për notë, një kopje e elementëve origjinalë të këngës sonë dhe kjo dallohet qartë nga kushdo që i dëgjon”.

Kantautori britanik u përfshi në një tjetër çështje plagjiature për këngën “Photograph” në ngjashmëri me “Amazing”, për të cilën u kërkua 20 milionë dollarë. Rasti u mbyll me një akord, që ia njeh firmën e këngës edhe Martin Harrington e Thomas Leonard, autorët e asaj të vitit 2011. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Sara Hoxha tregon dhimbjen: Fëmijën e parë e humba
Bukuroshja shqiptare që po çmend Amerikën (FOTO LAJM)
Demi Rose tregon sekretin për të pasmet që tronditën rrjetin
U vesh si murgeshë, fansat i sulen ashpër moderatores shqiptare
Sot është një bishë, si dukej Bora kur ishte velinë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media