Home ShowBiz
Brad Pitt thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Angelina
Divorci i Brad Pitt dhe Angelina Jolie është konsideruar si "divorci i shekullit".

Në syrin e publikut ata shiheshin si çifti ideal: të dy shumë të sukseshëm në karrierë, të bukur, të pasur, e mbi të gjitha me një familje të mrekullueshme, por në realitet nuk kishin qenë aq perfekt sa dukeshin. Pas ndarjes, Jolie deklaroi se Pitt kishte goditur fëmijët, ishte i alkoolizuar, e ndërsa aktori zgjodhi që të mos i kundërpërgjigjej në të njëjtën monedhë.

Ndonëse kanë kaluar pothuajse 2 vite nga divorci i tyre, si Jolie dhe Pitt e kanë të pamundur që t’iu shpëtojnë pyetjeve për njëri tjetrin teksa japin intervistë. Ishte Angelina e para, ajo që e theu heshtjen dhe më pas Brad Pitt. Së fundmi, në një shkrim për ‘Us Weekly’, tregohet jeta e Pitt pa Angelina Jolie. Për hir të fëmijëve, ata jetojnë në një lagje, në mënyrë që të mos iu mungojë vëmendja e të dy prindër. Sipas burimeve, Pitt ka ndryshuar shumë: Ai preferon të qëndrojë më tepër në shtëpi se sa ta dalë më miqtë, shkon rregullisht në terapi për të lënë alkoolin, pasi ka për qëllim që të përmirësojë më tepër veten si burrë, por edhe baba.Gjithashtu ndihmësja e aktorit, rrëfeu se ndryshme nga më parë, ai i përkushtohet shtëpisë, ka bërë disa punime që i kanë dhënë asaj një pamje ndryshe e ndërsa kontribuon edhe në mirëmbajtjen e kopshtin apo pastrimin e tij.

Kur nuk është në rolin e babait, aktori kalon kohën me miqtë e vjetër David Fincher dhe Jean Black, të cilët i kanë qëndruar besnikë edhe pasi u divorcua. Ai gjithashtu i është rikthyer hobeve të tij, artit dhe muzikës.

“Viziton galeritë e artit dhe shkon shumë në koncerte”, u shpreh burimi.

Me pak fjalë, jeta e tij ka ndryshuar shumë… për mirë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Vajza që e shoqëronte Stresin në hotel futet në telashe me policinë
Policia për Stresin thotë se është anëtar i grupit kriminal, edhe një vajzë e përfshirë
Stresi kapet me armë pa leje
Modelja ofendohet rëndë nga një fans, kjo është hakmarrja e saj (FOTO LAJM)
Motra e Kim Kardashian kërcen me bikini (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media