Home ShowBiz
Soni Malaj zbulon arsyen madhore që do ta rikthente me Flori Mumajesin
oni Malaj ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Shiko kush Luan”. Lojërat e shumta në këtë spektakël nxjerrin vazhdimisht në pah të vërteta që në momente të tjera nuk do të dilnin.

Këngëtarja Soni ishte kësaj radhe përballë deputetit të Partisë Socialiste, Ervin Bushati. Pyetja e deputetit për Soni Malajn ishte se për çfarë arsye do të ribënte një bashkëpunim me Flori Mumajesin. Duhej të jepte një përgjigje sepse përndryshe duhet të pinte një gotë raki.

“Me Florin do te bashkëpunoja. E kam mik. Nuk kam arsye madhore për momentin për t’iu rikthyer një bashkëpunimi, por do të rikthehesha në çdo kohë.”, u përgjigj Soni.

Insistimi i Ervinit për një përgjigje më të qartë e detyroi Sonin të zgjeronte arsyetimin e saj.

“Për një mision humanitar, apo nëse fansat tanë do e kërkonin, atëherë do të bashkëpunoja me të.”, tha më tej këngëtarja simpatike.

Mesa duket, Soni dhe Flori vazhdojnë të jenë miq, dhe ku i dihet, ndoshta do të kemi ndonjë bashkëpunim të tyre së shpejti. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Aldo thyen traditën, poston si rrallëherë foton e bashkëshortes
Shkoi në 3 të natës në shtëpi, VIP-ja tregon si ia plasi derën burri në fytyrë
Një çmenduri, modelja rrezikon jetën për këto fotografi pranë tornados (FOTO LAJM)
“Favorizoni k**vat”, sociologu shpërthen ndaj Era Istrefit pasi mori medaljen
Arditi publikon foton domethënëse me Anën dhe rrjeti u ëmbëlsua

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media