Home ShowBiz
I publikuan mesazhet erotike, ja çfarë thotë modelja e njohur shqiptare (VIDEO)
Ka folur për herë të parë publikisht për këtë rast në emisionin ‘'Mos i fol shoferit'’ nga Rudina Dembacaj, ku tha se duhet ta kishte denoncuar rastin Eliona Pitarka.

“Nuk kam dashur të flas fare për këtë pjesën, ka ndodhur në gusht. Më ka prishur dhe pushimet se ka qenë dita e parë e pushimeve me pushimet. Më ftuan në shumë emisione dhe nuk doja të flisja sepse më dukej budallik pasi dukej qartë që ishte rrena dhe të shpikura. Unë mendoj që duhet ngritur zëri patjetër.

Folën disa gazetarë të njohur në atë kohë dhe mendova seriozisht të dal të flas sepse dikush që ka rënë pre duhet të flasë. Nuk mund të vazhdoj të hesht në këtë mënyrë sepse do vazhdojnë të abuzojnë me këtë gjë”, tha aktorja.

“Nuk bëra denoncim. Doja thjesht të kaloja kohë, isha me pushime. Jam kthyer 2 javë pasi ndodhi, nuk isha në Tiranë. U bëra pishman që nuk dola të flisja sa ishte e freskët sepse thashë duhet të jem unë ajo që duhet të flas seriozisht për këtë gjë, ta denoncoj, të flas nëpër emisione. Ngaqë doja të kalojë më shpesh, thashë mos ti fryj më shumë. Por mendoj që kam bërë gabim, ta kisha ngritur zërin goxha mirë”, rrëfeu 28-vjeçarja. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Disa mbushin kosha plot me para, këngëtari shqiptar i pakënaqur
Udhëtime luksoze nëpër botë, VIP-at shqiptarë që ku i sheh sot nuk i sheh nesër
Almeda në siklet: Tolga është burrë me namuz, e donte nusen të virgjër
E rrallë, vajza shqiptare merr propozimin romantik në sy të të gjithëve
Roza përlotet në studio: S’dua të martohem prej tim eti

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media