Home ShowBiz
Eno Popi pozon pranë partneres me barkun rrumbullakosur
Eno Popi do të bëhet baba për herë të parë i një vajze. Ka qënë kolegia e tij, Arbana Osmani, e cila e ftuar në emisionin ''100 milionë'' ka zbuluar surprizën. Më pas nëpërmjet një postimi në Instagram moderatori i Top Channel ka konfirmuar lajmin.

Ndjesinë më të bukur të jetës së tij Eno e ka rrëfyer së fundmi në një intervistë për revistën ''Class''.

''Ndodhi komplet ndryshe nga 1001 mënyrat që kisha në kokë, që nëse një ditë do më vinte ky lajm, sesi do e përjetonim. Në kokë kisha tjetër ide komplet. Ka qenë ditë me shi, në ato muajt e parë të rikthimit në punë pas sezonit veror. Atena më merr dhe më thotë vetëm shih telefonin, ku më kishte nisur fotot e një testi paraprak.

Pasi e pashë pata një hutim, por edhe gëzim dhe një trembje po aq nga pasiguria e asaj që po shihja. Analizat e mëvonshme na vërtetuan gjithçka dhe aty filluan mijëra mendime në kokë.'', rrëfeu Eno për momentet e para se si e mësoi lajmin që do të bëhej prind.

Një frikë e madhe por edhe një gëzim i paprovuar më parë e pushtoi moderatorin e njohur.

“Ne jemi gati dhe rrjedha e jetës sonë do të ndryshojë tashmë. Por dhe ne si të gjithë. Me shumë dashuri dhe sakrificë”, tha Eno duke zbuluar që si çdo shqiptar donte që fëmija i parë të ishte djalë, por tashmë janë mirënjohës për ndjesinë që po përjetojnë.



Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Ermal Hoxha akoma në burg, Rezarta përlot me dedikimin
Aleksandër Gjoka si rrallëherë, prezanton gruan dhe fëmijët
Me akne dhe buzë të holla, si dukej Oriola para se të bëhej e famshme
E akuzuan se nuk këndon LIVE, shpërthen Aurela Gaçe
Kylie Jenner vuri extensions-at më të shtrenjta ndonjëherë, 8000 euro për një natë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media