Home ShowBiz
Cila është dhurata më e madhe për Danjelin e Fotininë në Shën Valentin
Ata janë një ndër çiftet më të njohura në Shqipëri, kjo edhe për faktin se u njohën, u dashuruan dhe u martuan brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, në atë të Big Brother, e në ditën e të dashuruarve ata kanë qenë të ftuar në “Pasdite në Top Channel”.

Gjatë qëndrimit në Big Brother ata fituan ndeshjet e njëri-tjetrit, por së bashku edhe zemrat e mijërave shqiptarëve që vijojnë t’i ndjekin e të bëjnë tifo për dashurinë e tyre.

Të pyetur nga Juli Krisafi se cila do të jetë dhurata që ata do t’i bëjnë njëri-tjetrit për Shën Valentin, përgjigja e tyre, thuajse njëzëri ka qenë “Dashuria që i japim njëri-tjetrit”.

Për Fotininë dashuria nuk shprehet me dhurata, por me gjeste të vogla në jetën e përditshme, e sipas saj këto janë gjerat që e bëjnë më të bukur një lidhje. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Ermal Hoxha akoma në burg, Rezarta përlot me dedikimin
Aleksandër Gjoka si rrallëherë, prezanton gruan dhe fëmijët
Me akne dhe buzë të holla, si dukej Oriola para se të bëhej e famshme
E akuzuan se nuk këndon LIVE, shpërthen Aurela Gaçe
Kylie Jenner vuri extensions-at më të shtrenjta ndonjëherë, 8000 euro për një natë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media