Home ShowBiz
Ndahet çifti i preferuar i të gjithëve, Zayn dhe Gigi Hadid i japin fund lidhjes
Një ndër çiftet më të të përfolur në Hollywood sapo kanë bërë publike ndarjen e tyre. Bëhet fjalë për supermodelen me famë botërore Gigi Hadid dhe të dashurin e saj prej rreth dy vitesh, këngëtarin Zayn Malik.

Burime të afërta të të rinjve bëjnë me dije se kjo ndarje ka ndodhur rreth fillimit të këtij muaji dhe të dy janë distancuar gradualisht nga njëri- tjetri.

“Ata nuk janë më një çift, po do të vazhdojnë të jenë të afërt dhe mbështetës për njëri- tjetrin,” janë shprehur burimet. Kjo nuk është hera e parë që çifti përflitet për nje ndarje ama duket se këtë herë gjërat kanë marrë rrugën e tyre përfundimtare.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u takuan në nëntor të vitit 2015 dhe pas disa daljesh bënë publike lidhjen e tyre. Ata u shndërruan menjëherë në një ndër çiftet më të këndshëm në Hollywood dhe filluan të suportonin projektet e njëri- tjetrit.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Rudina Magjistari ndan me të gjithë sekretet më të rëndësishme
Armina Mevlani nuk kursehet, ka dy fjalë për Lori Hoxhën
Prindër për herë të dytë? Sinani dhe Andrra ndezin dyshimet
Shokohet showbizi, ish-i akuzon këngëtaren e njohur se tentoi ta therte
Arti në zi, ndërron jetë këngëtarja me famë botërore

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media