Home ShowBiz
Dua Lipa: Jam supersticioze e madhe
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, tashmë është kthyer në një fenomen botëror, pasi këngët e saj po pushtojnë botën. Kënga e saj “New Rules” ka arritur 1 bilion shikime në “YouTube”, ndërkohë që çdo ditë Dua shihet në një koncert, në një studio televizive apo në një kopertinë reviste.

Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare është përfolur edhe për marrëdhëniet e ngatërruara të dashurisë, ndërkohë që ka qenë personazhi i kopertinës së “V Magazine”. Ajo ka dhënë një nga intervistat më të veçanta, ku përballë këngëtares Katy Perry, ka rrëfyer çdo gjë lidhet me karrierën e saj që nga hapat e parë të karrierës e deri më sot.

Pavarësisht se ajo duket se ka shumë besim në vetvete, gjatë intervistës është shprehur se është shumë person supersticioz dhe i trembet shumë mënyrës si do shfaqet në skenë. “Jam shumë supersticioze.

Si fillim ngrohem, duke pirë një çaj. Nëse njerëzit që punojnë me mua janë në një dhomë dhe kanë pije në gota, nuk lejohen të bëjnë gëzuar me njëri-tjetrin.

Jo vetëm përpara një koncerti, por gjithmonë. Përpara një spektakli në Stokholm stafi im mendoi të bënte gëzuar me ujë dhe unë u inatosa shumë! Atë ditë më ka ecur çdo gjë keq me koncertin tim. Gjithashtu, gjatë performancës në “BritAwards” i vesha kilotat nga brenda-jashtë, sepse isha shumë nervoze për performancën”, ka treguar Dua ndër të tjera në intervistën e saj.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Sara Hoxha tregon dhimbjen: Fëmijën e parë e humba
Bukuroshja shqiptare që po çmend Amerikën (FOTO LAJM)
Demi Rose tregon sekretin për të pasmet që tronditën rrjetin
U vesh si murgeshë, fansat i sulen ashpër moderatores shqiptare
Sot është një bishë, si dukej Bora kur ishte velinë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media