Home ShowBiz
A i thotë Berishës babi? Armina Mevlani përgjigjet me diplomaci
Lidhja e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës është në qendër të vëmendies të mediave rozë.

E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, fëmijët i kanë drejtuar disa pyetje Arminës, shpesh duke e vënë dhe në siklet.

Armina tregoi se çdo fundjavë shkon për vizitë në shtëpinë e znj.Liri dhe z.Sali Berisha. Aty Armina mëson edhe të gatuajë, duke parë recetat e znj.Liri Berisha shkruan class.

A ke ndërmend të bësh një bebe?

Armina Mevlani: Sigurisht që kam ndërmend, unë i dua shumë fëmijët, por jam ende 26 vjeç dhe ndoshta për pak.

Si ndihesh ti në një familje tropojane?

Armina Mevlani: Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur që jam pjesë e familjes dhe është një familje vërtetë shumë tradicionale, shumë e ngrohtë dhe më bën të ndihem mirë sa herë që shkoj çdo fundjavë aty. ka shumë dashuri brenda, bëjnë gatime shumë të mira dhe ndihem shumë me fat. Me të dy shkoj shumë mirë, por me Lilin duke qenë se jemi të dyja femra dhe gjejmë më shumë biseda për të bërë, më mëson gatimet e veta që janë shumë të mira.

Z.Berisha të merr ndonjëherë në telefon pas ndonjë dalje televizive të të thotë këshillat e tij?

Armina Mevlani: Sigurisht, më merr në telefon, më ndjek gjithmonë, edhe unë ja ndjek gjithmonë këshillat.

A i thua vjehrrit dhe vjehrrës mami dhe babi?

Është një traditë të cilën unë e respektoj. Por unë i kam thirrur gjithmonë në emra Lili dhe doktori. Jo se unë nuk dua, por kështu jemi mësuar gjithmonë të thirrim njëri-tjetrin.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Nuk ndahen dot, puthja që Gjiko i dha Elita Rudit pushton rrjetin (VIDEO)
Tentoi të bënte provokuesen, Armina Mevlani lë nam në mes të Parisit
Dasma madhështore e Elitës dhe Gjikos, si u veshën të ftuarit? (FOTO LAJM)
Tërboi rrjetin vetëm me peshqir, Getoari i nxjerr sekretin Marinës
Dasma me 700 të ftuar, kështu duket nuse Elita Rudi (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media