Home ShowBiz
Të gjithë po e presin, si do të jetë fustani mbretëror
Dasma mbretërore po afron dhe mediat po hamendësojnë se i do të duket fustani që do të veshë Meghan Markle në dasmë. Deri më tani janë zbuluar një lumë me detaje, ama asgjë që na tregon versionin përfundimtar.



Meghan thuhet se do të veshë dy fustane në ditën e saj të madhe. Sipas mediave të huaja, duke qenë se ceremonia e dasmës do të ndahet në dy pjesë, Meghan do të zgjedhë dy fustane të cilët do të duken tërësisht ndryshe nga njëri- tjetri.

Meghan tashmë e ka zgjedhur dizenjuesin e fustanit të saj ama emri i tij nuk është bërë ende publik. Sigurisht procesi i zgjedhjes së stilistit nuk ishte diçka e lehtë, duke marrë parasysh që bëhet fjalë për fustanin e dasmës mbretërore.

Fustani do të jetë tërësisht formal dhe do të zbatojë pikë për pikë kushtet e protokollit. Diçka e pritshme kjo për një dasmë mbretërore.

Por kjo nuk e përjashton faktin që fustani i nuses do të përmbajë detje romantike. Tek e fundit është fustan martesor. Diçka është e sigurtë, ky fustan nuk do të duket si fustani i dasmës së parë të Meghan.


Fustani i Meghan nuk ka për të kushtuar më shtrenjtë se fustani që Kate veshi në dasmë. Pra kostoja do të rrotullohet diku tek 150 000 paundë, pasi ky ishte çmimi i përafërt i fustanit që Kate veshi në dasmën e saj.

As Princ Harry nuk e di se si do të duket fustani i Meghan. Mesa duket edhe në Familjen Mbretërore besohet se dhëndri nuk duhet ta shohë futanin e nuses para dasmës pasi kjo sjell ters.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Të krimbura në para , njihuni me partneret diva të futbollistëve (FOTO LAJM)
Miss Shqipëria 2018 bëhet virale pasi harroi vitin e Pavarësisë
Ku futet këngëtarja shqiptare çiftet ndahen, krizë mes Victorias dhe David
Flori dhe Kejsi të lidhur? Del fotoja që ngjall më shumë dyshimet (FOTO LAJM)
Kartolina e fundvitit për festa? Meghan dhe Harry sjellin foton e papublikuar nga dasma

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media