Home ShowBiz
Emocionuese, vajza e paralizuar çohet në këmbë prej këngëtares shqiptare
Ditën e djeshme, Rita Ora në koncertin e saj ka takuar një fanse të veçantë, e cila është rikthyer pas 5 vitesh për t`i mbajtur premtimin Rita Orës.

Kjo fanse është e paralizuar dhe bashkë me Ritën janë takuar për herë të parë para 5 vitesh dhe këngëtarja i kishte kërkuar fanses së saj që herën tjetër kur të takoheshin ajo duhej të ecte vetë.

“Herën e kaluar që u takuam i premtova Ritës dhe vetes që në turneun e saj të ardhshëm do të ecja vetë dhe tani unë mund të eci mjaftueshëm sa për të takuar dikë” – ka shkruar Layla, fansja e këngëtares.

Pas takimit të dyja ishin të emocionuara pasi Layla kishte arritur të ngrihej në këmbë dhe ishte frymëzuar nga fjalët e Ritës.

“Më pëlqeu që u takuam sërish pasi ti më premtove që do të ecje dhe e bëre. 6 hapa të pabesueshëm nga karrigia jote deri tek unë. Nuk kam për ta harruar kurrë dhe po, ne po rritemi bashkë. Shihemi në turneun e ardhshëm e dashur. Me dashuri Rita” – shkruan Rita në foton me fansen.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Ngjajnë si dy pika uji! Valbona Selimllari del me vajzën (FOTO LAJM)
Na bëri lëmsh! Pasi puthi Feron në buzë, Roza bën deklaratën e çuditshme
Gënjeu për operacionin? Babai i Meghan Markle çudit me veprimin e fundit (FOTO LAJM)
S'ka dasmë! Danjeli dhe Fotinia pranojnë ndarjen publikisht
Kryeprokurori thyen heshtjen për vdekjen e aktorit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media