Home ShowBiz
A flet shqip djali i Lorik Canës? Gruaja italiane jep përgjigjen befasuese (FOTO LAJM)
Në qershor të 2014-s, Lorik Cana i dha fund beqarisë duke u martuar me arkitekten italiane Monica, me të cilën një vit më vonë mirëpriti fëmijën e tij të parë, Boiken.

Gjatë këtyre katër viteve, Monica duket se është përkushtuar shumë për të mësuar shqip.

E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram nëse ka mësuar të flasë shqip, Monica shkruan:

“Është një gjuhë e vështirë, por po e provoj… Asgjë nuk është e pamundur”.

Një tjetër ndjekës e pyet se, çfarë fjalësh di ajo shqip.

“Shumë fjalë, por e preferuara është “xixëllonja”, shkruan bashkëshortja e Lorik Canës, shkruan Iconstyle.

Por një nga pyetjet që mund ta keni menduar, duke marrë parasysh patriotizmin e Canës, është nëse edhe djali i tyre flet gjuhën tonë.

“Boiken flet italisht me mua, shqip me të atin dhe frëngjisht me të dy”, tregon Monica Cana. /albeu.com/



Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
VIP-at tanë takohen rastësisht në Francë, për një arsye të përbashkët
Era Istrefi thyen tabutë, shfaqet në krahët e djalit xhamajkan
Sakrificat për të qenë mbretërore, Meghan i rikthehet dashurisë së vjetër
Moderatorja shqiptare merr tufën madhështore me trëndafila për ditëlindje
Natë romantike në Paris, Dorina Mema dhe partneri festuan ditëlindjen në një ditë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media