Home ShowBiz
Flet për herë të parë për divorcin Jonida Maliqi: Pjesa më e vështirë e jetës
Jonida Maliqi mbetet një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. E rritur në skenë me dhjetra hite, Jonida dhe jeta përreth saj vazhdon të tërheqë vëmendje për mediat.

Pak muaj më parë në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se martesa e saj prej shumë vitesh kishte përfunduar në divorc.

Për herë të parë pas shumë kohësh, Jonida ka folur hapur për WHO duke rrëfyer se si marrëdhënia e saj shkoi në divorc dhe si ndihet tashmë.

A e ke kaluar ti ndarjen tënde? Shumë njerëz e shikojnë të vështirë?

Pa dyshim, do tregohesha hipokrite në qoftë se do thoja jo. Ne e vendosëm që nuk do të ishim më bashkë.

Kjo, ka qenë një ndër periudhat më të vështira të jetës sime.

Është dashur shumë kohë që të dilnim në atë vendim. Ka qenë një luftë e brendshme që nuk e kam reflektuar jashtë, ndaj shumë njerëz janë çuditur në momentin që morën vesh lajmin, sepse unë vazhdova rutinën time.

Kaloi vetëm në këtë mënyrë, duke menduar për vetveten, për Danin, për të mirën e familjes dhe për të mirën tonë si çift.

Kishim mbërritur në një pikë që nuk mund të ishim të qetë pranë njëri-tjetrit, vetëm distanca do na bënte mirë, ashtu sikurse jemi sot në paqe.

Koha shëron gjithçka. Me kalimin e saj çdo gjë shuhet, nuk harrohet, por ama nuk ke më emocionet e dikurshme dhe sa herë më pyesin, kjo është këshilla ime e vetme, efekti kohë.

A ke bërë përpjekje për ta shpëtuar martesën tënde?

Patjetër, mendoj se kam bërë përpjekjet maksimale brenda limiteve të mia.

Jemi njohur shumë të rinj, e perceptojmë ndryshe kur rritemi.

Kur jemi të vegjël dashurojmë, idealizojmë në një mënyrë tjetër. Kur rritesh gjërat i shikon në një këndvështrim ndryshe dhe është çështje përshtatjeje.

Në një marrëdhënie njerëzore, jo vetëm në çift, përshtatshmëria është çelësi dhe komunikimi në mënyrë absolute. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I bëri video Ermalit pas situatës në studio, si reaguan fansat
Fiksimi i vajzave shqiptare i postoi videon, këngëtarja tregon pse nuk e ndoqi në Instagram
Për përvjetorin e miqësisë së tyre, Eli Fara dhe Aurela Gaçe kanë një suprizë
Mbesa e Frank de Booer "çmend" fansat në rrjete sociale (FOTO LAJM)
U kap me lëndë narkotike dhe u çua në psikiatri, skandalet e tjera të këngëtares shqiptare

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media