Home ShowBiz
Jonida Shehu pohon rikthimin në Top Channel: Nuk do vij si moderatore
Jonida Shehu pak muaj më parë u largua nga Top Channel, një televizion ky në të cilin kishte drejtuar prej një viti emisionin “Pasdite në Top Channel”.

“Kam 16 vite që punoj dhe nuk mund ta fik motorrin dhe të mbyll kontaktet me njerëzit e televizionit. Jam duke menduar, diskutuar, shkruar projekte të cilat nuk janë finalizuar . Është e sigurt që në shtator do të bëj diçka ndryshe. Nuk dua të jem më në një format të përditshëm që është skllav i studios dhe i të ftuarëve.”,- ka rrëfyer Jonida duke zbuluar kështu se do të rikthehet ndryshe nga më parë.

Por së fundmi thuhet se Jonidën në shtator do ta shohim as më pak e as më shumë por në Top Channel. Shehu nuk do të jetë thjesht moderatore, por edhe autore dhe producente shkkruan blitz.al.

“Kemi një plan që po e punojmë. Jemi në proces por është ende herët.”,- është shprehur Jonida Shehu.

Nuk na mbetet gjë veçse të presim muajin shtator për të parë se cili do të jetë konkretisht projekti që do tv rikthejë Jonidën në Top Channel.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Miqtë e Harry-it nuk e duan fare Meghanin, kjo është arsyeja
Të famshme me puthje lesbikesh, kush janë VIP-et që do nxehin vjeshtën? (FOTO LAJM)
Jo vetëm aktor, ky është pozicioni i ri i Jul Dedës në Klan
Një gjarpër që del nga..., Dafina bën tatuazh në zonën intime (FOTO LAJM)
Elvana Gjata shfaqet mes lopëve (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media