Home ShowBiz
Selena Gomez shtrohet në psikiatri
Selena Gomez u shtrua në spital dy herë në dy javët e fundit.
Herën e dytë mësohet se këngëtarja pësoi një çrregullim emocional, ndërsa tani ndodhet në një qendër të trajtimit të shëndetit mendor.

Burimet treguan për TMZ, se këngëtarja 26-vjeçare ishte në shtëpinë e saj javën e fundit të shtatorit, kur pësoi goditjen e parë. Thuhet se ajo ishte e dëshpëruar nga numri i ulët i qelizave të bardha të gjakut, kjo lidhur me transplantin e veshkave. Ajo u dërgua në spital nga një prej familjarëve.

Vetëm pak ditë më pas ajo doli nga spitali, ndërsa mësohet se javën e kaluar Selena u njoftua se rënia e rruazave të bardha të gjakut vazhdonte. Kjo i dha një tjetër goditje emocionale këngëtares.

Ajo raportohet se nuk kishte pranuar që të qëndronte e shtruar në spital, duke dalë kundër vullnetit të mjekëve. Mediat raportojnë se Selena pësoi një krizë nervore dhe u frikësua shumë, pasi nisi të hiqte serumin nga krahu. Disa burime e cilësojnë episodin si krizë emocionale.

Ajo aktualisht ndodhet në një qendër trajtimi të problemeve mendore dhe po bën një terapi për sjelljet dialektike, të cilën këngëtarja e ka realizuar edhe më parë.

Më 23 shtator ajo tregoi se po bënte një pushim nga rrjetet sociale, me arsyen se komentet negative mund të lëndojnë këdo.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
U shtrua në psikiatri, martesa e Justin Bieber shkatërroi Selenën
Dorina ti je? Modeles shqiptare i dalin fotografitë skandaloze (FOTO LAJM)
I mbijetuan manisë së operacioneve, VIP-et natyrale në Shqipëri (FOTO LAJM)
Harry flet për herë të parë për fëmijën, dhe të gjithë u emocionuan
Ditëlindja e Tanit të Topit, surpriza në përkujtimin e tij

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media