Home ShowBiz
Sidrit Bejleri publikon klipin e këngës "Yll i bukurisë" (VIDEO)
Këngëtari Sidrit Bejleri ka publikuar sot klipin e këngës së tij më të re. Bëhet fjalë për një nga këngët e albumit “Pat kenë një kohë” që do publikohet këtë vit. Kënga “Yll i bukurisë” është një kompozim i Bejlerit dhe orkestracion të mjeshtrit Shpëtim Saraçi.

Gjithçka e luajtur me vegla të gjalla ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë gjithmonë në produksionet e Sidritit.

E veçanta është se teksti është krijuar nga bashkim vargjesh të ndryshme të huazuara nga këngë të vjetra shkodrane ku i këndohet bukurisë femërore dhe idilit të dashurisë.

Subjekti i videos jane pesë të rinj që shkojnë të dëgjojnë Sidritin live bashkë me bandën e tij, (përbërë nga instrumentistët më të mirë të momentit).

Realizimi i videos është bërë nga kompania “ProVideo” dhe xhirimet janë zhvilluar në Shkodër dhe në ambientet e klabit ku Sidriti performon çdo fundjavë. E pashmangshme që në këngë të ndjehen notat e tabanit ashtu siç vjen jo rralle ky artist.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E lidhur me Seldin? Reagon për herë të parë vajza e Sabianit
Fansat në ethe, Tayna dhe Noizy sjellin “bombën”?
Rezarta Shkurta kur ishte modele dhe për të shkruanin edhe gazetat kineze
550 mijë dollar operacione për tu dukur si Kim Kardashian, zhgënjen modelja
Lista e ”frikshme”, këto janë gratë më të pasura në Shqipëri

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media