Home ShowBiz
Pas kësaj që dëgjuam Miley dhe Liam mund të mos divorcohen (FOTO LAJM)
Ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth na ka trishtuar shumë këto kohë, por më sa dëgjuam ka një shpresë për martesën e tyre.

Pasi Liam shkroi në Instagram një status ku i uronte Miley-t “shëndet dhe lumturi”, disa burime anonime pohojnë se e ardhmja e tyre nuk është aq e zymtë sa të gjithë menduam në fillim.

“Ata po bëjnë një pushim tani sepse u duhej. Ishte një situatë e keqe me shumë mosmarrëveshje”, thotë burimi i cili, po, tingëllon keq … por prisni pjesën më të mirë.

Burimi shton se “ata të dy ranë dakord se është më mirë të kalojnë pak kohë të ndarë, por kjo nuk do të thotë që marrëdhënia e tyre ka përfunduar plotësisht …. Ka absolutisht shpresë se ata do të kthehen përsëri bashkë”.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kanë kaluar çështje të ngjashme në të kaluarën dhe i kanë hedhur pas problemet.

Sipas “People”, mos prisni që ata të nënshkruajnë ndonjë divorc tani shpejt!

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Emanuela Rusta në superformë, gjyqtarja tregon muskujt nga palestra (FOTO LAJM)
"Me urdhër të Amelisë", Miriami dhe Albani sjellin kartolinën më të ëmbël të festave (FOTO LAJM)
Më në fund u zbulua: Ja me kë artist turk po bashkëpunon Genta Ismajli (FOTO LAJM)
Rike Roçi nxjerr pamjet, bën tatuazh në zonën intime (FOTO LAJM)
"Më vjen që ta vras!" Kënga e Arilena Arës qenka ndjesi personale dhe teksti të le pa fjalë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media