Home ShowBiz
Bashkë dhe të dashuruar! Albani nuk i kursen komentet e ëmbla në publik për Çiljetën (FOTO LAJM)
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është komentuar shpesh në media për marrëdhënien e saj të dashurisë me portierin Alban Hoxha.

Prej 3 vitesh, ata kanë qenë kryefjala e mediave për romancën e tyre dhe së fundmi janë përfolur edhe për ndarje.

Mirëpo, rrjetet sociale të Albanit dhe Çiljetës vërtetojnë të kundërtën.

Ata jo vetëm që janë bashkë, por Albani nuk ngurron edhe t’i bëjë komente këngëtares në profilin e saj në Instagram.

Në videon e fundit të Çiljetës, vëmendjen e ka tërhequr komenti i portierit, i cili i ka bërë një zemër dhe një buzëqeshje.

Këngëtarja ia ka kthyer me një puthje dhe kaq është dashur që ky veprim të komentohet menjëherë në rrjet.

Të rralla janë herët kur Albani ia shpreh dashurinë në publik partneres, megjithatë kur e bën, nuk i shpëton syrit të fansave!

View this post on Instagram

🤞🏼

A post shared by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Milani humb, por Rike Roçi zbukuron "San Siron" (VIDEO)
Dasma superluksoze e Bleros dhe Afronës, momente që nuk duhen humbur (FOTO LAJM)
Kim Kardashian heq make up-in dhe tregon shenjat e sëmundjes në trupin e saj (FOTO LAJM)
Vesa Luma gjen punë në Zelandën e re, çfarë profesioni po ushtron këngëtarja (FOTO LAJM)
Ronela Hajati vjen "pisët" fare në këngën e re (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media