Home ShowBiz
Ndjekësit i hapin telashe serioze Kiara Titos: Shpresojmë jo në gjykatë (FOTO LAJM)
Një djalë, shprehu se ishte influencuar nga veshja e Kiara Titos, një thumbim i drejtpërdrejtë për “Fashion Influencer” që Kiara ka vendosur në bion e profiit.

Ajo iu përgjigj me “prandaj paguhem” dhe këtu nisën telashet. “Të sugjeroj të vendosësh #ad nëse paguhesh sepse sipas ASA dhe CMA, je në telashe. Unë nuk dua të të shoh në një proces gjyqësor. Plot mirësjellje po të them lart e më lart. Vazhdo influenco,” i kthehet sërish komentuesi.

Tani, nuk e dimë çfarë është ASA apo CMA, por dimë çfarë është Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve, neni 17, pika 11, që thotë: Përdorimi i përmbajtjes editoriale në media për të promovuar një mall ose një shërbim, kur tregtari ka paguar për promovimin, pa e bërë këtë të qartë në përmbajtje ose nëpërmjet fotove apo tingujve qartësisht të identifikueshëm nga ana e konsumatorit [konsiderohet praktikë e padrejtë tregtare].

Sigurisht, ligji nuk i referohet me gisht influencuesëve në Instagram, por në mungesë të legjislacionit, le ta interpretojmë reklamën në Instagram si reklamë në një tjetër formë medieje. Është e nevojshme që konsumatori ose në këtë rast ndjekësi të vihet në dijeni se kontenti që po sheh është i sponsorizuar. Në këtë mënyrë, të jetë i informuar mbi mallin a shërbimin për të cilin po influencohet.

Sidoqoftë, ky nuk është një rast i izoluar, edhe pse Kiara pati fatin të përmendej. Thuajse çdokush me ndjekës të konsiderueshëm në Instagram paguhet për reklama e nuk e deklaron këtë fakt në kontentin e publikuar. Janë të rrallë ata që tregohen transparentë.

Ndoshta autoritetet do të gjejnë kohë për qartësuar këtë rrëmujë. Ndoshta.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Milani humb, por Rike Roçi zbukuron "San Siron" (VIDEO)
Dasma superluksoze e Bleros dhe Afronës, momente që nuk duhen humbur (FOTO LAJM)
Kim Kardashian heq make up-in dhe tregon shenjat e sëmundjes në trupin e saj (FOTO LAJM)
Vesa Luma gjen punë në Zelandën e re, çfarë profesioni po ushtron këngëtarja (FOTO LAJM)
Ronela Hajati vjen "pisët" fare në këngën e re (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media