Home ShowBiz
Akuzoi Neymar për përdhunim, modelja akuzohet për mashtrim (FOTO LAJM)
Najila Trindade dhe ish-partneri i saj do të akuzohen për rastin e akuzës për përdhunim ndaj yllit të futbollit, Neymar.

Modelja braziliane përballet me akuzat për mashtrim procedural, shpifje dhe zhvatje.

Ish-partneri i saj, Estivens Alves është akuzuar për zbulimin e përmbajtjes erotike, që u publikua në internet.

Trindade akuzoi në policinë e San Paulo Neymar duke pretenduar se futbollisti e përdhunoi në një hotel në Paris në maj.

Ylli i Paris St-Germain mohoi akuzuat dhe tha se marrëdhënia e tyre ishte konsensuale.

Në qershor publikoi në Instagram një video 7 minuta ku shkruante: "Kushdo që më njeh mua, e di se unë kurrë nuk do të bëja diçka të tillë."

Çështja kundër Neymar u rrëzua në fund të korrikut për mungesë të provave kundër futbollistit.

Raportet mjekësore nuk mundën të provonin se modelja ishte përdhunuar.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Dasma superluksoze e Bleros dhe Afronës, momente që nuk duhen humbur (FOTO LAJM)
Kim Kardashian heq make up-in dhe tregon shenjat e sëmundjes në trupin e saj (FOTO LAJM)
Vesa Luma gjen punë në Zelandën e re, çfarë profesioni po ushtron këngëtarja (FOTO LAJM)
Ronela Hajati vjen "pisët" fare në këngën e re (VIDEO)
I dha fund martesës me "qerosin", reagon për herë të parë Rudina Dembacaj (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media