Home ShowBiz
Mbretërorët ndihen të turpëruar nga veprimi i princ Harry-t dhe Meghan-it
Disa ditë pas letrës së princ Harry-t, ku lajmëronte se do të merrte masa ligjore kundër tabloidëve britanikë (kinse pa folur më parë me këshilltarët e tij), një reporter me emrin Richard Palmer u shpreh se pjesa tjetër e familjes është “e turpëruar” nga veprimi i tij dhe Meghan-it.

Në rast se nuk keni informacion për dramën e fundit, princ Harry njoftoi se do të hedhë në gjyq Mail on Sunday për publikimin e një letre private të dukeshës së Sussex-it, një përpjekje për ta bërë Meghan-in të duket keq. Ndër të tjera, ai po heton edhe tabloidë të tjerë si The Sun dhe Daily Mirror.

Sipas korrespondentit mbretëror të Daily Express, Richard Palmer, “Askush në familjen mbretërore nuk e mbështet Harry-n dhe Meghan-in në këto momente.” Palmer shtoi gjithashtu se “edhe këshilltarët janë në mëdyshje për veprimet e tyre.”

"William dhe Charles janë distancuar,” shtoi ai.

Mbretërorët nuk kanë pranuar të komentojnë çështjen.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Eneda Tarifa rikthehet te "Kënga Magjike" pas 11 vitesh mungesë (FOTO LAJM)
Plasi në "Dance With Me", sherr live mes Valer Kolnikaj dhe Ermal Peçit (FOTO LAJM)
33 orë me dhimbje, aktorja e famshme publikon videon e lindjes (VIDEO)
RTSH pa "frena", transmeton hapur skena lesbizmi (FOTO LAJM)
"Më shumë se kur isha vajzë", 61-vjeçarja Sharon Stone më e dashuruar se kurrë me trupin (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media